Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Lezhës, probleme dhe në Shëngjin (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Lezhës, probleme dhe në Shëngjin (VIDEO)

Pas ditëve të nxehta me temperatura deri në 41 gradë Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit.

Drupal Ad

Gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live u shpreh se reshjet e dendura kanë bërë që uji të vërshojë në rrugët e qytetit ku më problematike janë bulevardi Gjergj Fishta dhe rruga 11 janari ku u krijuan dhe vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve, automjeteve si dhe pati bllokim në hyrje të pallateve.

Po ashtu dhe në aksin Shëngjin- Lezhë pati përmbytje ku niveli i ujit arriti disa centimetra ku pati dhe një bllokim trafiku.

Këto reshje shiu treguan se Lezha nuk e përballon dot shiun me intensitet të lartë dhe kjo  shkaktoi dhe përmbytje.

Sasia e reshjeve ka qenë e përqendruar kryesisht në zonat urbane duke mos shkaktuar probleme në zonat fushore. Fatmirësisht nuk kemi pasur breshër madje këto reshje shiu pas këtij të nxehti përvëlues pritet të ndikojë pozitivisht për bujqësinë dhe të shpresojmë të mos kemi intensitet të lartë në orët në vijim. Aktualisht reshjet janë ndërprerë. Sa i përket bujqësisë ky shi ishte dhe i nevojshëm për shkak të thatësirave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy