Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.
Një autobus urban i linjës së Baldushkut është përplasur me një auotmjet tip “Audi”.
Automjeti është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme të tij.
Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë mbetur të lënduar, që janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Drejtuesi i "Audi"-t dhe një pasagjere ndodhen ende në spital, ndërsa tre të tjerë janë larguar nga spitali pas kontrollit mjekësor.
Dyshimet e para janë që “Audi” mund të ketë qenë me shpejtësi të madhe dhe të ketë devijuar në korosinë tjetër.
Në momentin e ngjarjes urbani ka qenë i mbushur me pasagjerë, ku në mjet ndodheshin edhe fëmijë.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



