Parku i Bylisit, Ceka: Kanë mbetur vetëm 2 nga 6.3 milionë euro fonde, projekti po dështon. Është abuzuar nga vetë BE-ja

Parku i Bylisit, Ceka: Kanë mbetur vetëm 2 nga 6.3 milionë euro fonde, projekti po dështon. Është abuzuar nga vetë BE-ja

Neritan Ceka, arkeolog tha në studion e emisionit “MCN Informacion” se nga fondi i BE për projektin e Parkut të Bylisit kanë mbetur rreth 2 milionë euro nga 6.3 milionë euro të akorduara.

 

Duke vijuar Ceka tha se në qendër të kësaj historie abuzimi është vetë BE-ja dhe shtoi se projekti po dështon.

 

Parku është ai që ka qenë, nuk ka asgjë të re. Janë bërë dy festa me shpenzime nga ky fond. Festa e fundit i tejkalonte përmasat e një feste kombëtare. Për prezantimin e projektit, por autorët e projektit nuk ishin ftuar. As unë si autor i gërmimeve nuk isha ftuar, dhe as kolegu im profesor Skënder Muça nuk ishte ftuar. Ishin ftuar ata që gjenden gjithmonë në  festa të tilla që bëhen me shpenzime që bëhen me shpenzime që janë caktuar për t’u investuar në Bylis.

 

Që në themel projekti është organizuar keq nga BE. Ne jemi popull aspirues për të qenë pjesë e BE. Por projekti Bylis nuk është projekt që ngjall shpresa të mëdha për ditët që do të futemi në BE. Niset nga parimi që shqiptarët nuk janë të zotët të menaxhojnë fondet e BE. Këto fonde i janë dhënë një organizmi që nuk është shqiptar. 

 

Që në esencë të tij BE mendon që shqiptarët nuk janë të zotët. Nuk dua të them që ky është qëndrim racist, por pasojat janë të tilla, që kompetentët e BE, merren jashtë vendin, dhe specialistët shqiptarë, ata që kanë bërë gërmimet, ata që kanë krijuar parkun, ata që administrojnë sot parkun quhen si të paaftë, si pasojë paratë nuk dihen se ku kanë shkuar. Nga 6.2 milionë euro, kanë mbetur rreth 2 milionë euro. 

 

Sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave është Ministria e Kulturës e cila ndjek zbatimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut arkeologjik të Bylisit. Gjë që nuk e ka bërë. Ministrat e deritanishëm kanë qenë indiferentë, kjo ka shkaktuar këtë gjendje. Konsumimin e fondeve dhe jemi në prag të dështimit të projektit. 

 

Ministria e Kulturës ka bërë ndonjë festë. Ka marrë pjesë në bankete. Nuk ka marrë asnjë lekë Ministria e Kulturës. Kjo histori është brenda BE. Është histori që duhet mbyllur. Projekte të tilla të tilla të BE-së që i nisin për shqiptarët dhe i hanë vetë besoj që me hapjen e kapitujve të fundit për integrimin e Shqipërisë në BE janë drejt përfundimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy