Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera- herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë forcës 2-3 ballë.



