Baktere gjithnjë e më rezistente? “Faji” është i sapunit dhe pastës së dhëmbëve

Baktere gjithnjë e më rezistente? “Faji” është i sapunit dhe pastës së dhëmbëve

Një përbërës i zakonshëm i sapunit dhe pastës së dhëmbëve mund të jetë shkaku i rritjes së rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundmi. Sipas tij, triklosani, një përbërës kimik që gjendet te sapuni, pasta e dhëmbëve dhe produktet e pastrimit mund të jetë duke i bërë bakteret t’u rezistojnë antibiotikëve.

Studimi i kryer në Britani arriti në përfundimin se bakteret e ekspozuara ndaj triklosanit bëhen me rezistente ndaj një grupi antibiotikësh, që zakonisht përdoren për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, sinusitet, bronshitet dhe pneumoninë.

Studimi vjen një vit pasi përdorimi i triklosanit në sapunët antibakterialë u ndalua në SHBA nga FDA-ja (Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve).

Çfarë është triklosani?

Triklosani është përbërësi aktiv i shumë produkteve të pastrimit dhe ka veti antibakteriale. Ai është nxjerrë nga përdorimi në SHBA pasi studiuesit zbuluan se nuk kishte më shumë efekt në vrasjen e baktereve se uji i ngrohtë dhe sapuni i zakonshëm.

Si shkaktohet rezistenca ndaj antibiotikëve?

Studiuesit kanë gjetur prova se kjo lëndë kimike lidhet me rritjen e rezistencës së superbaktereve. Në rastin e bakterit E.coli u konstatua se ai i reziston antibiotikut nëpërmjet një fenomeni që njihet si “rezistencë e kryqëzuar”.

Ky term përdoret për të emërtuar fenomenin sipas të cilit një substancë mund të bëjë imun një bakter në lidhje me një substancë tjetër të ngjashme, të cilën nuk e ka hasur ende. Pra, bakteret e eskpozuara dnaj triklosanit mund t’u rezistojnë antibiotikëve të llojit të përmendur më sipër. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy