Vuçiç u dergon letër serbëve në veri, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos krijoni tensione

Vuçiç u dergon letër serbëve në veri, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos krijoni tensione

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u është drejtuar serbëve të Kosovës nëpërmjet një letre që të mos ndërmarrin asgjë nesër kur skadon afati i hartimit të statutit të Asociacionit, pasi shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të ndërmerrnin aksione kundër tyre.

Sipas një skenari të shpalosur nga eksponentë të Kishës Ortodokse në Kosovë, serbët po planifikonin të shpallnin autonominë e tyre të dielën më 5 gusht.

Vuçiç në letrën e tij thotë se për sa kohë ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe objektet religjioze e as përndjekjen e tyre.

Shefi i shtetit serb ka thënë po ashtu se “as kësaj here, Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”.

Por pas deklaratave në distancë të liderëve kosovarë dhe atyre serbë, për ndryshime apo rregullime kufijsh, vjen një reagim nga Bashkimi Europian. Ky i fundit ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që mos të ketë tensione në Kosovë, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE-ja pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentët gjatë takimit të fundit të nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren, që do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në një deklaratë për mediat nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy