“Qëllimi i 5 diplomatëve perëndimorë që dje vizituan Prishtinën dhe Beogradit është që Serbia ta njohë Kosovën”. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një adresim publik të dielën.
“Natyrisht gjithçka për Kosovën e M. për ne është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është. Ajo ishte vetëm taktikisht e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në një kuptim strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiç për “B92”.
“Unë nuk dua të flas për presione, ata kanë politikën e tyre. Pikëpamja e tyre është krejtësisht e kundërt me atë që kemi ne, nuk ka filozofi të madhe këtu. Për ta Kosova është shtet i pavarur, bazuar në vendimin e tyre. Kush lodhet për aktet e normave juridike”, shtoi ai.



