Koçi: Open Ballkan një mundësi ideale për Kosovën që të jetë protagoniste në politikën ndërkombëtare

Koçi: Open Ballkan një mundësi ideale për Kosovën që të jetë protagoniste në politikën ndërkombëtare

Lidhur me zhvillimet e saj në kuadër të iniciativës së Ballkanit të Hapur, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në një komunikim në emisionin “MCN live”, u shpreh se kjo nismë do të jetë e përmbushur pa pjesëmarrjen e plotë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

“Unë besoj se kjo iniciativë do të ishte e plotë nëse do të kishim pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit dhe shpresoj se ne një moment të caktuar të treja vendet do të bëhen pjesë aktive dhe i shërben të ardhshmes dhe përfitimit të qytetarëve dhe jo thjesht përfitimit politik. Pavarësisht se është një iniciativë politike e gjithë praktika dhe fushat ku bashkëpunohet në vetvete në mënyrë specifike nuk janë politike pra janë  fusha të përfitimit reciprok, pjesë e kësaj inicitiave.

Sipas Koçit, Open Ballkan është një mundësi reale për Kosovën që të jetë prezentë më shumë në arenën ndërkombëtare.

“Me shumë debati ynë i brendshëm lidhet me vetfrenimin që ka Kosova për të marrë pjesë në këtë iniciativë, mendoj se hezitimi është i mirkuptueshëm, por vetbllokimi nuk është i mirkuptueshëm, pra do të donim që Kosova të ishte pjesë e kësaj iniciative dhe të firmoste apo të behej pjesë e atyre marrëveshjeve që do donte të ishte.

Une mendoj se Open Balkkan është një mundësi ideale për Kosovën për të qenë protagoniste në një politikë ndërkombëtare. Problemi qe ka sot Kosova është pikërisht mungesa e saj ne rolin ndërkombëtar. Shqipëria është përpjekur në disa iniciativa që Kosova të bëhet -pjesë, por megjithatë për shkak të mosnjohjes së disa shteteve, e kufizojnë Kosovën dhe unë prandaj mendoj se kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë që edhe Kosova të thoshte zërin e vet edhe në këtë lloj forumi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy