‘Nuk do e tradhëtoj interesin publik’ kështu mësohet të jetë shprehur Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë takimit që ka zhvilluar këtë të premte me shoqërinë civile. Takimi ka zgjatur rreth dy orë, ku kreu i shtetit është njohur me shqetësimet dhe kundërshtitë e shoqërisë civile. Këta të fundit deklaruar se fati i ligjit tashmë varet nga Presidenti, ndërsa shprehen besimin se ligji do të rithehet në Kuvend.



