Një 19-vjeçar nga Lezha është arrestuar pas tentativës për të kryer marrëdhënie me forcë me një vajzë 15-vjeçare.
Arrestimi i Besim M. u bë pas kallzimit që shtetasja A. K 15 vjeçe, banuese në Velipojë, ka bërë në polici.
E mitura ka deklaruar se Besim M, ka tentuar ta përdhunonte në plazh në Velipojë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjeç”, e mbetur në tentativë.



