Meta: Është koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë, më 13 tetor zgjedhje të trefishta (VIDEO)

Meta: Është koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë, më 13 tetor zgjedhje të trefishta (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për dialog mes palëve politike në të mirë të integrimit të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta e konsideron 30 qershorin një datë e përbashkët vetëm në sensin kalendarik, ndërsa ripërsërit nevojën për zgjedhje të trefishta në datën e dekretuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër. Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor. KOHA ËSHTË TANI! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy