
Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, nëpërmjet avokatit të tij ka paditur RTSH se nuk ka hapur garën për drejtues pas shkarkimit të Gëllçit nga detyra. Njoftohet se padia kundrejt RTSH-së është kryer nga avokati i Gëllçit, Dorjan Matlia.
Nga baza ligjore Këshilli nuk e liron paditësin nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit por për shkak të shkeljes së ligjit si pasojë e pretendimit të “ushtrimit të detyrës përtej mandatit”. Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtësisht. Deri në këto momente gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohën kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllçi kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë të reja.
Një fakt të tillë avokati Matlia e ka bërë të ditur dy ditë më parë gjatë një interviste për MCN TV ku u shpreh se kjo përfshirje e beftë në hetim e Thoma Gellçit, duket se interferon me dëshirën e Thoma Gëllçit për të kandiduar për garën e re për postin e Drejtorit të Përgjithshëm që nuk është shpallur ende muaji Maj 2021. Më tej ai shton se lidhur me këtë vetë Gëllçi ka nisur një gjyq në Gjykatën Administrative për të detyruar RTSH të hapë garën.
Akuza në thelb nuk ka lidhje me veprimtarinë e Thoma Gëllçit si Drejtor i Përgjithshëm në atë kohë. Hetimi është zhvilluar vetëm ndaj komisionit të vlerësimit të ofertave. Kjo përfshirje e beftë në hetim e Thoma Gëllçit, qartësisht jashtë kompetencës dhe pa lidhje me vetë procedurat e tenderit, duket se interferon me dëshirën e Thoma Gëllçit për të kandiduar për garën e re për postin e Drejtorit të Përgjithshëm që nuk është shpallur ende që nga muaji Maj 2021. Madje Gëllçi ka nisur një gjyq në Gjykatën Administrative për të detyruar RTSH të hapë garën. Në kushtet e sotme, nën hetim, Gëllçi mund të përjashtohet nga gara.
Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij dolën para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera, por seanca është shtyrë për 18 tetor.
Gëllçi përfundoi në pranga pasi u zbulua tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”.
Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit duke nxjerrë kështu përpara Gjykatës ish-drejtorin dhe disa prej vartësve të tij.



