Dorëhiqet sekretari i Brexit, Davis: S’jam i duhuri (VIDEO)

Dorëhiqet sekretari i Brexit, Davis: S’jam i duhuri (VIDEO)

Sekretari britanik i emëruar në këtë post për procesin Brexit, David Davis, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Britanike.

Largimi i tij vjen disa ditë pasi vetë kryeministrja britanike, Theresa May, tha se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin Brexit.

Në letrën dërguar kryeministrës May, Davis ka argumentuar vendimin e tij, duke deklaruar se nuk ndihej personi i duhur që mund të çonte deri në fund procesin.

Të njëjtën gjë, ai i ka komunikuar edhe rrjetit britanik BBC, duke deklaruar madje se as nuk besonte te procesi i daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Davis tha gjithashtu se bëhej fjalë për një vendim personal, por nga ana tjetër u shpreh se mendon që Britania e ka marrë më lehtë se ç'duhet procesin dhe negociatat me Bashkimin Europian.

"Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai. Në përgjigje të tij, Tereza Mey tha se mendonte të kundërtën, por nuk hezitoi ta falenderonte për kontributin e tij.

"Më vjen që po largohesh nga qeveria jonë, tani që kemi shënuar progres duke çuar përpara procesin e suksseshëm të Brexit-it", i shkruante May Davisit, i cili vazhdimisht ka kritikuar planin  e kryeministres për të përfunduar procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy