Prokuroria dështon me CD-të e çështjes së Arbër Çekajt, nuk ka program të avancuar për t'i hapur

Prokuroria dështon me CD-të e çështjes së Arbër Çekajt, nuk ka program të avancuar për t'i hapur

Seanca e sotme për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, është shtyrë për një arsye të pazakontë.

Shkak për shtyrjen është bërë moshapja e CD-ve të sjella si provë. Burime për TvT thanë se prova nuk është mundur të paraqitet për shkak se prokuroria nuk ka programin e duhur për të hapur CD-të, në të cilat janë regjistruar komunikimet e Arbër Çekajt me Donald Lushën, gjithashtu i pandehur për të njëjtën çështje.

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të ndiqej edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane.

Seanca e radhës do të mbahet më 4 mars, ora 11:00.

“Arbri Garden” dhe pronari i saj Arbër Çekaj lidhen me rastin e 614 kokainë që u gjetën në një kontejner me banane në Portin e Durrësit në vitin 2018. Çekaj, i cili u arrestua, e përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy