Cakrani: Kodi i ri Penal partiak, s’u shërben shqiptarëve. Përfshirja e shpifjes, një kthim pas

Cakrani: Kodi i ri Penal partiak, s’u shërben shqiptarëve. Përfshirja e shpifjes, një kthim pas

Avokati Kujtim Cakrani e konsideroi Kodin e ri Penal si partiak dhe jo një kod që do t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Cakrani tha se ky Kod Penal është ndërtuar nga dy prokurorë të dështuar, që sipas tij janë Arben Rakipi dhe Ulsi Manja. Një kthim pasa e konsideron Rakipi edhe përfshirjen e shpifjes si vepër penale në kodin e ri. 

 

Pyetja që shtrohet pse duhet të jetë z.Manja në grupin e punës për Kodin Penal dhe z.Rakipi, si iniciatori dhe redaktori i këtij drafti. Problemi qëndron që në draftin e ri, asnjë nga ekspertët e mirë të këtij vendi, që janë të pavarur, që s’i kanë shërbyer regjimit komunist…S’mundet një prokuror si z.Rakipi që i ka shërbyer regjimit….E shikoj më tepër si kod partiak se sa një kod që do t’u shërbente qytetarëve shqiptare. 

 

Pse duhet të jenë 952 dispozita, tre herë më shumë se kodi aktual penal. Kodi penal i Kosovës mund të ishte i përshtatshëm që ta implementonim në Shqipëri, apo Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, që kanë shumë më pak dispozita. S’shikoj ndonjë nevojë që të ndryshojmë në mënyrë radikale, ta fshijmë një Kod Penal, pasi s’kemi pasur probleme të Kodi i vjetër, por te implementimi. Nëse duhet të ndërhynim do ishte te kodi i procedurës penale dhe dispozitave. Që të thojë një ish-prokuror i regjimit komunist që ka dështuar në karrierën e tij si prokuror që gazetarët do rregullojnë performancën dhe s’do shpifin më…! 

 

U thotë gazetarëve që e keni mbyllur kapitullin me gazetarinë. Është një kthim pas i Shqipërisë, që shpifjen e ka hequr me kohë. Ai Kod Penal po kriminalizon jetën e cdo qytetari dhe ajrin që do thithin. Me trefishimin e despozitave Shqipëria mund të shkojë edhe 25 mijë të burgosur. Dy prokurorë të dështuar marrin përsipër të ndërtojnë ligjin më të rëndësishëm, Kodin Penal”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy