Izraeli po bombardon bastionet e Hezbollahut në Liban dhe luftëtarët e Hamasit në Rripin këtë të diel, më 27 tetor, një ditë pas sulmeve të forcave ajrore kundër Iranit.
Ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për përmbajtje, Irani pohoi të drejtën e tij për të mbrojtur veten pas sulmeve të së shtunës nga Izraeli, armiku i tij i betuar, kundër objekteve ushtarake në disa rajone iraniane.
Autoritetet iraniane raportuan katër ushtarë të vrarë.
Nga ana tjetër Hezbollahu libanez njoftoi se kishte bombarduar një bazë ushtarake pranë Haifës, një qytet në Izraelin verior, i cili vazhdon sulmet e tij kundër lëvizjes pro-iraniane në Liban.



