Genc Sulçebe: Është imunizuar 70% e popullatës, por virusin e mundim vetëm me vaksinim (VIDEO)

Genc Sulçebe: Është imunizuar 70% e popullatës, por virusin e mundim vetëm me vaksinim (VIDEO)

Muaji shtator ka regjistruar çdo ditë shifra të larta të Covid-19, si dhe fatalitete, krahasuar kjo me dy muajt e verës, korrik dhe gusht, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifrat u zeruan.

Për të folur rreth situatës epidemiologjike, në studion e lajmeve në MCN TV ishte mjeku imunolog, Genc Sulçebe, i cili vuri theksin te vaksinimi si zgjidhja e vetme për të rritur imunizimin e popullatës në mënyrë që të sigurohet një dimër i qetë dhe të shmangim një tejmbushje në spitale.

Sipas tij, deri tani vendi ynë ka imunizuar rreth 70% të popullatës, si me vaksinimin, ashtu edhe me imunizimin natyror, por me variantin Delta më infektues dhe të transmetueshëm rritet ky nivel, i cili kërkon mbi 85% për qind të popullsisë të imunizuar.

Nga vlerësimet tona paraprake kemi 70-75% të popullatës shqiptare të imunizuar, qoftë me vaksinim, qoftë natyralisht. Por gjithashtu thamë se varianti Delta kërkon një prag, i cili shkon në 85%, çka do të thotë se kemi 15-20 % të pambrojtur. Nuk mund të presim që këta të infektohen por duhet të vaksinohen në mënyrë që brenda këtyre dy muajve të imunizojmë këtë pjesë të popullatës për të pritur një stinë dimri më të qetë. Dhe kjo duhet të mbyllet para fundit të nëntorit.

Intervista e plotë

1-Jemi në datë 8 shtator. Jemi në muajin e hapur të vaksinimit. Por njëkohësisht kemi dhe një vendim të Komitetit për ta bërë të detyrueshëm për tre kategori, mesuesit, studentet dhe mjeket. A është kjo mënyra e duhur për të përmirësuar situatën pandemike?

Është për të ardhur keq që individë me arsim të lartë flasim në mënyrë të papërgjegjshme. Duhet të kuptojmë që jemi në një situatë pandemike serioze, me një variant të lartë të infektimit. Duhet që kufiri i imunitetit të popullatës të kalojë 85% që ne të kemi mbrojtje për personat më të dobët. Ky nuk është më një problem individual por një problem i komunitetit. Mos të harrojmë që ne fëmijëve tanë i bëjmë rreth 10 vaksina të detyrueshme dhe në këtë rast është reagim i papërgjegjshëm një reagim të tillë. Duhet të pranojmë se e vetmja mundësi për tu mbrojtur është vaksinimi, krijimi i imunizimit, s’mund t’ja lëmë natyrës të na imunizojë. Në fillim varianti i parë shkonte 60-66, alfa e rriti në 70% dhe varianti i ri delta është shumë më ngjitës dhe kërkon nivel mbi 85% për imunizim. Ne po studiojmë gjendjen e popullatës, por paraprakisht ne jemi mbi 70% të imunizuar. Është e nevojshme që këto dy muaj duhet të rrisim në mënyrë intensive imunizimin me vaksinime për të kaluar një dimër të qetë dhe të shmangim tejmbushje të spitaleve.

2. Vaksina u promovua si mjeti më efikas në luftën kundër CoVid-19 dhe modeli që duket se u ndoq më shumë është Izraeli. Sot që flasim Izraeli është vendi me përqindjen ndër më të lartat të të vaksinuarave, megjithatë ka një shpërthim epidemik të ri dhe është vendosur vaksinimi i fëmijëve. Si t’i pajtojmë këto të dhëna doktor: vaksinim masiv, epidemik e vazhdueshme mandej shtim dozash?

Është e pranueshme për dy arsye. E para sepse varianti delta e rriti stekën e imunitetit kolektiv duhet të shkojë thash afër 90% dhe shpjegon pse janë infektuar aq shumë në Izrael sepse 20% nuk janë imunizuar ende. Shkaku tjetër është se dihet që vaksina nuk mbron 100% për arsye gjenetike që jemi të ndryshëm një 10% nuk ka imunizim të mjaftueshëm dhe mund të infektohet dhe kjo është ajo që po përjetohet në Izrael. Prandaj qëndrimet skeptike për vaksinat janë antishkencore. Ne arritëm që në 10 muaj të realizojmë një mbrojtje të tillë me anë të vaksinës. Vaksina është i vetmi mjet, mjekim për të mos u infektuar dhe sa për efektet anësore janë shumë të rralla dhe të papërfillshme në krahasim me benefitet që përfitojmë nga vaksina. Është e papranueshme të themi se vaksina ka efekte anësore. Njeriu mund të jetë skeptik për çdo gjë, por në disa momente duhet ti nënshtrohet disiplinës së kolektivit. Por nëse do të futet në kolektiv ku rrezikohen dhe të tjerët duhet t'i nënshtrohet.

3. Përtej kategorisë së atyre që vaksinohen me detyrim, si paraqitet gjendja e riiinfektimeve në botë? Duket sikur nuk flitet më për riiinfektime. Mos është rasti që të thuhet se ata të cilët e kanë kaluar CoVid-19 nuk kanë nevojë të vaksinohen?

Duhet të vaksinohen. Do rekomandoja sidomos ata mbi 50 vjeç dhe që e kanë kaluar infektimin natyral dhe kanë të paktën 6 muaj të bëjnë vaksinën sepse i mbron më shumë për të mos i riinfektuar të tjerët.

4. Na thuhet shpesh se njerëzimi duhet të mësohet me CoVid-19. Do të thotë kjo se na duhet të mësohemi edhe me regjime ciklike mbylljeje dhe kufizimi?

Zgjidhja e saj është vaksinimi dhe nëse e bëjmë këtë duke u përshtatur me variantet ne mund të mbrohemi dhe të fitojmë këtë luftë me virusin dhe duke bërë një vaksinim masiv edhe të përsëritur mund të bëjmë një jetë të zakonshme si më parë. Vaksina do stopoje çdo gjë dhe do kalojë në një situatë të qëndrueshme.

5. Është bërë e njohur se të gjithë prodhuesit e vaksinës në kontratat e tyre me qeveritë përkatëse njoftojnë për efekte afatgjata të panjohura të vaksinës me çrast edhe marrja e përgjegjësisë nga qeveritë përkatëse. Çfarë do të thotë kjo për shëndetin tonë? Cilat janë dyshimet kryesore për vaksinat mRNA për të cilat vendoset një rezervë e tillë?

Vaksinat mRNA janë revolucionare dhe në këtë rast është një hap i rëndësishëm për fazat e njerëzimit dhe mund të zëvendësojnë dhe vaksinat e deritanishme sepse vaksinat në përgjithësi kjo lloj terapie do të përdoret edhe më gjerësisht sepse është një revolucion për të mirën e njerëzimit. Ne mund të kemi efekte nga dhjetëra medikamente, për vaksinat efektet afatgjata janë komplet të papërfillshme sepse vaksina mRNA është revolucionare dhe nuk mund të presim asnjë efekt të dëmshëm. Kjo është një masë juridike e papërfillshme në krahasim me përfitimet nga vaksina.

6. Z. Sulçebe në Shqipëri u deklarua se janë vaksinuar 1 500 000 njerëz. Jemi diku te 50% e rezidentëve. Ka gjasa që të krijohen vatra infeksioni në këto kushte?

Nga vlerësimet tona paraprake kemi 70-75% të popullatës shqiptare të imunizuar qoftë me vaksinim qoftë natyralisht. Por gjithashtu thamë se varianti delta kërkon një prag e cila shkon në 85%, çka do të thotë se kemi 15-20 % të pambrojtur. Nuk mund të presim që këta të infektohen por duhet të vaksinohen në mënyrë që brenda këtyre dy muajve të imunizojmë këtë pjesë të popullatës për të pritur një stinë dimri më të qetë. Dhe kjo duhet të mbyllet para fundit të nëntorit.

7. Duke patur parasysh të gjithë ecurinë e pandemisë dhe trajtimet e ndjekura në vijimësi për pacientët, cilin do të evidentonit si gabimin kryesor të mjekësisë dhe politikave shëndetësore?

Në gjithë botën ka pas probleme sepse i gjeti të papërgatitur. Sëmundja e kancerit, onkologjike zënë vendet e para me të sëmurët. Por duhet të pranojmë se këto sëmundje virale ndodhin njëherë në shekull apo dy shekuj. Në këtë situatë u gjetën të papërgatitur të gjitha sistemet shëndetësore dhe reaguan ndryshe. Nuk mund të themi se Kina ka një sistem shëndetësor më të mirë se SHBA, por reagoi më mirë se kjo e fundit. Prandaj ekzagjerimet e lirisë individuale, prekin kolektivin duhet të ketë një ekuilibër, zgjedhja e lirë është padyshim por këta njerëz që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy