Një 30-vjeçar i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur sot nga ura e Insitutit. Personi në fjalë me incialet P.S raportohet se aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore. Në momentin që kreu aktin ai ka qenë i zhveshur.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



