
Frikë në Pearl Harbour, baza historike detare 13 kilometra larg Honolulu, Haëai, ku është e stacionuar flota amerikane.
Pasditen e djeshme, një ushtar papritmas hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë para se të vetëvritej me plumb në kokë.
Pak dihet për dinamikën dhe motivin e ngjarjej, e cila ndodhi tre ditë para 78-vjetorit të sulmit ajror japonez në bazë: ai i 7 dhjetorit 1941, në të cilin vdiqën mbi 2 300 amerikanë dhe që shënoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.
Pikërisht në këtë kohë, si çdo vit, ishin duke u zhvilluar përgatitjet për festimet në të cilat përfshihen mijëra ushtarakë dhe civilë që punojnë dhe jetojnë në bazë me familjet e tyre.



