Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar me anë të një statusi lidhur me ngecjen e negociatave mes palëve politike në Shqipëri. Në një status të publikuar mbrëmë, Doda shprehet se sjellja e dy krerëve të maxhorancës dhe opozitës nuk është e denjë për burra shteti.
“Rama terhiqet nga paketa Mc'Allister... Basha kerkon shtyrje deri ne vjeshte... Rama ne fillim i tha deri ne 23 korrik, pastaj i tha 18 qershor.. pastaj tha jo 4 ministra, vetem 1 dhe ca zv/ministra...
Ej njerrez... e dini qe jeni burra shteti? E dini qe nuk sillen burrat si kalamaj? E dini qe lodhet gjithe dynjane? E dini qe na e shpifet???”, shkruan Doda.



