Skandali me drejtorët e Bashkisë Tiranë/ Bardhi i kërkon SPAK-ut hetimin e Erion Veliajt (VIDEO)

Skandali me drejtorët e Bashkisë Tiranë/ Bardhi i kërkon SPAK-ut hetimin e Erion Veliajt (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi kërkoi nga SPAK që të hetojë rolin e Erion Veliajt në lidhje me aferat për të cilët po hetohen disa drejtorë kyç të Bashkisë Tiranë. 

Në një konferencë për media të mbajtur sot Bardhi dha që është e pamundur që Veliaj të mos ketë qenë në dijeni të veprimeve të 5 drejtorëve të institucionit që ai drejton.

Bardhi shton se edhe nëse nuk ka pasur dijeni Veliaj ka përgjegjësi ligjore.  

Gjej rastin në emër të grupit parlamentar të PD të përshëndes vendimin e gjykatës që urdhëronte SPAK që të hetonte edhe rolin e drejtuesit, apo autoritetit kontraktor, të kryetarit të bashkisë Veliaj në këtë çështje. Uroj që ajo strategji që u ndoq në rastin e sterilizimit, të mos ndiqet me Erion Veliajn. Është e pamundur për çdo mendje logjike që 5 drejtorë kyç në bashkinë e Tiranës t’i çojnë në një kompani të tyren dhe kryetari i bashkisë të jetë pa dijeni. Edhe nëse ka qenë pa dijeni ka shkelur ligjin.

Ky standardi që të tjerët bëjnë gjëra që këta s’i dinë, ndërkohë që dinë, e kam thënë edhe më parë përmes patronazhimit se çfarë hanë qytetarët shqiptarë në shtëpitë e tyre, këta vetëm për milionat që vjedhin njerëzit e tyre të afërt s’kanë dijeni. Prandaj apeli im dhe i grupit parlamentar të PD është që Prokuroria e Posaçme me guxim, me profesionalizëm, me paanësi duhet vërë para përgjegjësisë përgjegjësit real të abuzimit me miliona euro të buxhetit të shtetit, apo të buxhetit të bashkisë Tiranë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy