Aktori Ledion Zoi vjen të martën në skenë me shfaqjen “Histori antike”. Por nëse në skenë prodhohen të qeshura, pas perdeve realiteti është më ndryshe. Në studion e Radio MCN, Zoi bëri një apel për teatrin, duke përmendur edhe pagesat e ulëta të aktorëve si një element që i komplikon situatat.
“Dua të bëj një mesazh për pjesën e teatrit. Të bëhen pak më shumë tolerantë në marrëdhënie me publikun, me aktorët, mos të bëhen makutër. Aty në teatër nuk ka lekë, rroga është 500 mijë lekë. Këtu njerëzit zihen me njëri-tjetrin, imagjino të ishte rroga 2 mijë euro”, tha ai.



