
Zgjedhjet e 25 prillit do të përgjakeshin pak ditë përpara zhvillimit të tyre, më datën 21, kur Struktura e mbrojtjes së votës së Partisë Demokratike në Elbasan, pasi konstatoi një automjet me xhama të zinj që lëvizte pa targa në zonë ka njoftuar policinë rreth 20 minuta përpara se të ndodhte përplasja. Një rikthim në kohë në ngjarjen që njollosi zgjedhjet e 25 prillit 2021.



