Rritet paksa numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Rritet paksa numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Në krahasim me të mërkurën sot në Kosovë numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur paksa. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se është 83 numri i rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që të mërkurën ishin 77.

Në 24 orët e fundit janë kryer 457 teste, ndërsa numri total i tyre që prej fillimit të pandemisë është 20. 206.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj,”- njofton IKSHPK.

Lajmi i mirë është se ashtu si të mërkurën numri i viktima nuk është rritur, ndërsa deri më tani 34 persona kanë humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy