Bllokohen disa rrugë në Tepelenë. Çahet diga në përroin e fshatit Hundëkuq në Gjirokastër, merr flakë kabina elektrike në Lazarat

Bllokohen disa rrugë në Tepelenë. Çahet diga në përroin e fshatit Hundëkuq në Gjirokastër, merr flakë kabina elektrike në Lazarat

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në akset rrugore të vendit.

Bllokohet rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh në Tepelenë. Si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Si rrjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçë. Aktualisht po punohet për heqjen e mbetjeve nga rruga.

Ndërkohë është çarë diga që mban përroin në fshatin Hundëkuq në Gjirokastër dhe kërcënon me përmbytjen e rrugës që të çon në këtë fshat e cila deri tani është e kalueshme.

Pak ditë më parë kjo digë u sistemua përmes një skrepi. Ndërkaq probleme paraqet edhe rruga rurale mes dy fshatrave në Labovë ku ka rrëshqitje në afërsi të ish shkollës.

Punonjës të bashkisë gjenden në vendngjarje ku po merren me vlerësimin e mëtejshëm të situatës përmes skrepit. Ndërkaq mungon energjia elektrike në të katër fshatrat e kësaj Njësie Administrative.

Raportohet të ketë marrë flakë kabina elektrike në Lazarat, duke mbetur pa energji gjysma e fshatit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kordhocë, pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u përfshi nga flakët e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kane shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do shkaktonte situatë kritike. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një mase në kabinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy