
Gjatë vitit që lamë pas, në zyrat e ankesave në OSHEE kanë trokitur për të denoncuar keqfaturimet e energjisë, mbi 62 mijë qytetarë. Sipas drejtorit të Divizionit Tregtar, Elton Sevrani një pjesë e tyre nuk janë trajtuar në kohë, ndërsa ka pasur raste kur abonentët janë rikthyer për të njëjtën problematikë.
Ndryshe nga shifrat që raportojnë Enti Rregullator i Energjisë dhe Avokati i Popullit për denoncimet lidhur me mbifaturimet e energjisë elektrike, e që në total nuk i kalojnë 700 të tilla, në OSHEE numri i tyre vetëm për vitin 2017 ka qëne 100-fish më i lartë. Drejtori i Divizionit Tregtar në këtë institucion, Erton Sevrani e konsideron numrin e tyre të ulët, ndërsa pohon se një pjesë e konsiderueshme e ankesave i atribuhohen 7 viteve paraardhëse.
Por, teksa për to, sipas tij, është e pamundur të specifikohet dëmi për shkak të kompleksitetit të tyre, Sevrani thotë se nuk kanë munguar rastet, kur abonentët janë rikthyer në OSHEE për të njëjtën problematikë.
Në afate ligjore, institucioni nuk ka mundur ti zbatojë ato, kryesisht për denoncime që iu referohen viteve të kaluara.
Për vitin 2018, sipas OSHEE-së, numri i keqfaturimeve që u regjistrua në zyrat e ankesave për muajin janar ishte 4000.



