Në Sirinë e shkatërruar nga lufta, fëmijët kërcënohen nga uria. Në Hamouria, në periferi të Damaskut, zonë që kontrollohet nga rebelët, fëmijët janë të kequshqyer.
Një prej fëmijëve të regjistruar nga autoritetet shëndetësore atje peshon jo më shumë se 1.9 kg. Fotot e fëmijëve të kësaj zone janë fytyra e vërtetë e luftës atje.
Konflikti civil 7-vjeçar krijoi krizën më të rëndë të refugjatëve që bota ka njohur. Mijëra sirianë janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e të nisen në kërkim të një strehe tjetër jashtë vendit.
Ndërkohë, prezenca më e madhe e ushtarëve të ISIS-it është në rajonin e Deir el-Zour dhe në qytetin kufitar Boukamal si edhe në provincën Anbar të territorit irakian.



