Maqedoni-Greqi, çështja e emrit mund të zgjidhet vitin e ardhshëm

Maqedoni-Greqi, çështja e emrit mund të zgjidhet vitin e ardhshëm

2018-a mund të jetë një vit kyç për zgjidhjen e kontestit të gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë, që ka të bëjë me emrin e saj shtetëror.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta greke “Kathimerini”, që citon burime diplomatike nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Sipas këtyre të fundit, ekzistojnë shanse që çështja të zgjidhet në periudhën mes zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor në Maqedoni dhe atyre presidenciale në 2019.

zgjidhje u ngritën pasi pasi kryeministri social-demokrat Zoran Zaev krijoi qeverinë në qershor, pas muajsh të tërë tensioni politik”, kanë deklaruar burimet.

Gjithashtu, kanë shtuar ato, një tjetër arsye pse marrëveshja mund të arrihet është kthimi i vëmendjes amerikane në rajon, pas frikës se Rusia mund të tentojë të zgjerojë influencën e saj tek vendet e dobëta si Bosnje e Hercegovina.

Sipas “Kathimerini”, zyrtarët amerikanë kanë vënë re kthimin e pragmatizmit në Maqedoni dhe shteti është i përgatitur të bëjë kompromise dhe konçesione.

“Diplomatët perëndimorë nuk i kanë bërë presion as Athinës, as Shkupit për të bërë konçesione në këtë fazë dhe të dyja palët ishin këshilluar të shmangnin deklaratat publike për të mos ngritur pritshmëri. Por tani synohet që të ndërmerren hapa nga të dyja vendet vitin e ardhshëm dhe që negociatat të përfundojnë përpara zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni në vitin 2019, kur Greqia do të mbajë zgjedhje të përgjithshme”, shkruan më tej “Kathimerini”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy