Pavarsisht se e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek Kampionati Europian, merkato për futbollistët kuqezi nuk është ndalur. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj është transferuar në klampionatin rus tek skuadra e Terek Grozni, duke u larguar nga ekipi i Rijekës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë bomberi shkodran i cili ka postuar në faqen zyrtare në facebook foton e parë me fanellën e ekipit të tij të ri. Balaj ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me të drejtë rinovimi edhe për sezonin e katërt. Bekim Balaj do të jetë lojtari i dytë që do të luajë në kampionatin rus, pasi në të këtë kampionat luan dhe mesfushori Bernard Berisha që është në radhët e Anzhit.



