Inceneratorët/ Ndërtuesi denoncon: Bashkia na detyron të dërgojmë dhera në landfille, përndryshe s’na jep leje ndërtimi

Inceneratorët/ Ndërtuesi denoncon: Bashkia na detyron të dërgojmë dhera në landfille, përndryshe s’na jep leje ndërtimi

Një deklaratë e fortë është bërë këtë të martë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nga përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi.

Ai denoncoi bashkinë, që sipas tij i detyron pa një akt ligjor që të çojnë dhera në landfille për të mbuluar gropat helmuese të mbushura me mbetje, pasi në të kundërt nuk do të përfitojnë lejet e ndërtimit.

I pyetur nga Jorida Tabaku nëse kemi të bëjmë me presion nga ana e bashkisë, Luigj Aleksi shprehet se ndërtuesve u thuhet që duhet të bëjnë marrëveshje për të paguar taksat.

 

DISKUTIMET 

Aleksi: Në katalogun evropian të mbetjeve që është miratuar me vendimin e komiosionit evropian dhe sipas aneksit 3 të direktivës 2008. Ky aneks parashikon që direktiva përcakton masat për të mbrojtur mjedisin. Në lidhje me menaxhimin e dheut për mbetje, nuk parashikohet asnjë detyrim ligjor, e madje nuk parashikohet asgjë e veçantë. Neni 2 i kësaj derektive shkruan: Përjashtohen nga fushëveprimi i kësaj direktive toka e pa kotanimuar. Ky është fakti. Kjo është esenca e problemit. Në një kohë kur për çdo metër kub dhe që çojmë në landfill e konsiderojmë mbetje. Ky dhe është mall, është vlerë dhe duhet t’i japim pronarit të landfillit edhe një taksë. Dheu që çojmë në landfill është lëndë e parë, e pasuron atë. Qysh në 2018 që doli ky problem, i kërkuam bashkisë takim, kemi marë një përgjigje që nuk është përgjigje. Bënin të paditurin. Ata na detyrojnë të bëjnë marrëveshje me landfillin. Ne kemi qenë bashkë me Dhomën e Tregtisë. Është bërë takim në bashki dhe po kjo treshe i ka shkuar ministrit Klosi, Gjiknuri dhe Qatos, ministre shteti për mbrojtje. Kjo situatë nuk është rregulluar akoma.

Tabaku: Duke u përpjekur se cili është akti i bashkisë që na detyron për të shkuar atje se kuptoj?

Aleksi: S’na jep lejen e ndërtimit. Na thonë shkoni e bëni këtë punë.

Tabaku: Bashkia ju bën presion?

Aleksi: Nuk është presion. Na thuhet që do të bëjmë marrëveshje për të paguar taksat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy