Amnistia e fundvitit shton shpresat e një kategorie të dënuarish për t’u kthyer në liri. Ata që janë dënuar për vepra të lehta presin amnistinë në fund të vitit për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.
Megjithatë, këtë vit vepra penale e vjedhjes së energjisë elektrike është futur në pjesën e veprave penale që nuk do të përfitojnë, të paktën nga drafti paraprak i Ministrisë së Drejtësisë.
Si kjo vepër penale, dhe shumë të tjera nuk do të jenë pjesë e uljes së dënimit, si psh. të dënuarit për kultivim kanabisi nuk pritet të përfitojnë nga amnistia, e kjo gjë u bë publike nga vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, raporton “Shekulli”.



