Kaos në Los Angeles/ Protestuesit djegin makina, Garda Kombëtare përgjigjet me plumba gome. 500 marinsa në gatishmëri

Kaos në Los Angeles/ Protestuesit djegin makina, Garda Kombëtare përgjigjet me plumba gome. 500 marinsa në gatishmëri

Situata në rrugët e Los Angeles mbetet e tensionuar pas tre ditësh trazirash kundër arrestimeve masive të emigrantëve të paligjshëm nga administrata e Donald Trump. 

Protestat vazhduan në rrugë edhe mbrëmjen e së dielës, pavarësisht plumbave plastikë të qëlluar nga Garda Kombëtare, ndërsa rreth 500 marinsa janë në gatishmëri për të ndërhyrë.

Garda Kombëtare ishte vendosur rreth ndërtesave qeveritare, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në kuadër të demonstratave të ndryshme kundër kontrolleve nga shërbimi federal i emigracionit (ICE) për të arrestuar emigrantët e paligjshëm në Los Angeles. 

Vendimi i Donald Trump për të dërguar Gardën Kombëtare në përgjigje të protestave kundër politikës së rreptë të emigracionit që ai dhe administrata e tij po ndjekin ka shkaktuar reagime.

Në një postim në X, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi Presidentin amerikan dhe i bëri thirrje që t’i japë fund misionit të Gardës Kombëtare. 

Donald Trump ka krijuar një krizë dhe po nxit situata. Nëse ai nuk mund ta zgjidhë, ne do ta bëjmë. Donald Trump duhet të japë dorëheqjen. Aktet e dhunshme nuk do të tolerohen. Do të arrestoheni. Do të ndiqeni penalisht. 

Ju nuk po dëmtoni vetëm ndërtesa dhe prona. Po shkatërroni themelet e demokracisë sonë. Demokracia është në rrezik. Donald Trump po ju përdor si pretekst për të militarizuar një qytet dhe për të anashkaluar demokracinë tonë. 

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se dëshiron mbrojtjen e protestuesve paqësorë, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, si dhe mbrojtjen e forcave të zbatimit të ligjit. 

Kimikate dhe plumba gome u përdorën për të shpërndarë tubimet në një kompleks federal dhe në Autostradën 101, ku protestuesit kishin bllokuar trafikun. Në disa zona, automjeteve iu vu flaka. 

Policia e Los Angeles tha se kishte shpallur një tubim të paligjshëm në zonën e qendrës së qytetit dhe se oficerët kishin arrestuar disa persona. 

Policia po patrullon zonat e qendrës së qytetit me kuaj. Policia tha se protestuesit hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera drejt oficerëve. 

Disa automjeteve nga shërbimi i taksive Waymo iu vu zjarri në një rrugë kryesore në Los Angeles natën e kaluar.

Protestuesit bërtitën “turp të keni” ndaj policisë dhe disa u panë duke hedhur objekte drejt oficerëve. 

Grupe protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj meksikanë dhe banderola me slogane kundër zbatimit të ligjit për emigracionin në SHBA, u mblodhën në pjesë të ndryshme të Los Angeles.

Shefi i Policisë së Los Angeles, Jim McDonnell, tha se oficerët ishin të mbingarkuar nga protestuesit e mbetur. 

Sipas tij, ka protestues që shfaqen në protesta për të shkaktuar probleme. Megjithatë, ai hodhi poshtë akuzat nga administrata Trump se policia e Los Angeles nuk i ndihmoi autoritetet federale kur shpërthyen protestat të premten pas një serie bastisjesh ndaj imigracionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy