Ngërçi në Kosovë/ Ramabaja: Sistemi politik ka dështuar, duhet të rishikohet Kushtetuta. Mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Ngërçi në Kosovë/ Ramabaja: Sistemi politik ka dështuar, duhet të rishikohet Kushtetuta. Mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Sadri Ramabaja, drejtues i Institutit për Gjeopolitikë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo situatë tregon se sistemi politik në Kosovë ka dështuar dhe se është e nevojshme të rishikohet Kushtetuta. 

Fibank 

 

Të dyja bashkë dhe krizë dhe lojë nervash. Janë shenjat e dështimit të sistemit politik tët Kosovës që ka prodhuar një Kushtetutë që është në shpërputhje me interesit jetik të 93% të qytetarëve të vendit. Nëse është diçka pozitive që ka sjellë kjo sagë është shpërfaqja e këtij dështimi të sistemit politik. 

Sipas gjitha gjaseve do të detyrohemi të rishikojmë me urgjencë edhe Kushtetutën që e ka federalizuar de facto Kosovës duke i garantuar 20 vende pakicave dhe duke bërë 1 deputet të një minoriteti që nuk arrin as 1% më të vlefshëm se gjithë deputetët shqiptarët, dhe të gjejmë zgjidhje praktike se edhe Kushtetuta edhe vendimi ligji i 2014 e kanë ngatërruar çështjen e rëndomtë të zgjedhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Sipas Ramabajës, kjo betejë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. 

Preteksti është tek kryesuesi i Kuvendit, por beteja po bëhet për qeverinë e Republikës së Kosovës, për drejtuesin e qeverisë së republikës. Kjo betejë duket se mund ta shpjerë vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy