Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur Ron Klain si shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Përvoja e thellë e Ron Klainit dhe kapaciteti për të punuar me njerëzit në gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë, teksa përballemi me një moment krize dhe bashkojmë shtetin edhe një herë tjetër”, ka shkruar Biden.
Përzgjedhja e Klainit nuk është e rastësishme. Ai ka qenë koordinator për përgjigjjen ndaj Ebolas, gjatë shpërthimit në 2014 në Afrikën Perëndimore, dhe ka ruajtur rol në hartimin dhe zbatimin e rimëkëmbjes ekonomike më 2009, si pasojë e krizës financiare globale, kur vendin e drejtonte Obama.
Shefi i stafit shpesh konsiderohet lidhje kyçe me kreun e Shtëpisë së Bardhë.



