Drafti për “Urdhrin e Inxhinierit”, Saliaj: Cenon brezin e ri. Mekanizëm që synon të sjellë të ardhura për disa persona

Drafti për “Urdhrin e Inxhinierit”, Saliaj: Cenon brezin e ri. Mekanizëm që synon të sjellë të ardhura për disa persona

Prej vitit 2022 në Kuvend është propozuar një projektligj për krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve.

Lidhur me këtë projektligj, inxhinieri Saimir Saliaj tha përmes një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv se ky urdhër cenon inxhinierët e brezët e ri.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Saliaj tha se po tentohet të krijohet një mekanizëm i vjetëruar që në disa vende të botës ekziston vetëm për inerci.

Ky urdhër cenon më se tepërmi inxhinierët e brezit të ri. Mekanizëm për ta frenuar dëshirën e inxhinierëve të rinj të vazhdojnë këtë profesion.

Problemi është largimi i të rinjve, synojnë të vendosin një barrierë  t’i largojnë akoma më shpejt.

Kë do të kontrollojë urdhri pas 5 vitesh? Mënyra si tenton të organizohet është mbivendosje e institucioneve të arsimit.

Do testohen inxhinierët që kanë eksperiencë 5 vjeçare.

Problemi shkon në gjenezë.

Licencimi bëhet nga shteti, është profesion i rregulluar me ligj, duam ta kalojmë këtë të drejtë nga shtetit tek provat. Privati lë vend për abuzime.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Saliaj tha se synohet të krijohet një mekanizëm që do të krijojë të ardhura për disa individë.

Sigurisht që cenohet funksionimi. Synohet të krijohet një mekanizëm që do krijojë të ardhura për disa individë. Do të grumbullojë ca të ardhura që do të menaxhohet nga ky grup.

Ndarja në sektorë është e pafund dhe ky urdhër duke pasur fokusin tek testimi nuk sjell asnjë të re.

Personat që kanë marrë përsipër janë investuar tek ky urdhër dhe tani janë të interesuar ta çojnë deri në fund. Ky buxheti 1 milion euro sikur të shkonte tek Universiteti dhe të investohet për laboratorët, pagat e profesorëve, kësisoj do të kemi rritje të cilësisë së inxhinierëve.

Janë personat që e propozojnë që i dalin në ballë. Kemi një peticion me 3 mijë firma kundër urdhrit.

Po krijohet hendek, ata njerëz që kishin pak eksperiencë po i marrin shtetet e huaja, po thellohet hendeku mes atyre që kanë shumë eksperiencë dhe të rinjve.

Pse duhet të shkojmë drejt të shkuarës. Licencimi funksionon pse duhet të krijojmë mekanizma të tjerë?

Nuk ka lidhje me shoqërinë tonë dhe sektorin e inxhinierisë në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy