Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarit që vrau gruan e tij greke në 6 janar të 2016 në Greqi.
Megjithëse Klodian Lesi shprehu pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij greke, Lela Mavromatis, 34-vjeçari, ai nuk i shpëtoi dënimit përjetë.
Lesi gjatë seancave gjyqësore shprehu pendesë dhe u kërkoi familjarëve të viktimës falje, ndërsa pohoi se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për atë çka kishte bërë. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Halkidiki.
Mediat greke raportuan se Lesi kishte rrëmbyer një thikë dhe e kishte goditur disa herë bashkëshorten, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Fill pas kësaj, ai mori me vete djalin e vogël, vetëm 4 vjeç dhe u arratis për 18 ditë, por më pas u arrestua.



