Drejtori i Shërbimit të Provës flet pas skandalit të byzylykëve elektronikë: Ja çfarë ndodhi me të dënuarit

Drejtori i Shërbimit të Provës flet pas skandalit të byzylykëve elektronikë: Ja çfarë ndodhi me të dënuarit

Pas skandalit të byzylykëve elektronikë që mbajnë në këmbë të dënuarit me arrest shtëpie, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, ka sqaruar të gjithë situatën. Ai tha se po mbahen në mbikëqyrje 90 persona të dënuar, të cilët pas publikimit të lajmit kanë tentuar të heqin byzylykët.

“Kemi aktualisht 90 shtetas me mbikëqyrje, ata kanë pasur një farë joshje pas publikimit të lajmit dhe kanë tentuar të heqin byzylykët”, tha Qafa.

“Dorëzimi i byzylykëve ka ndodhur në zbatim të urdhrit të ministrit të Drejtësisë, që po bëjnë verifikime. Detyra jonë me të konstatuar defektet ishte të njoftonim policinë dhe prokurorinë. Pra, kemi zbatuar ligjin. Prej fillimit të këtij procesi të projektit pilot, kemi përmbushur detyrën, në përputhje me legjislacionin në fuqi është kontraktuar edhe kompania që bënte mbikëqyrjen”, tha ai, duke shtuar se zgjedhja e një kompanie të tillë bëhet për të evituar hallkat proceduriale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy