Asambleja e Partisë Socialiste ka mbledhur 150 firma për shkarkimin e ish-deputetit Koço Kokëdhima nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Kjo kërkesë motivohet me retorikën përçarëse dhe aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë. Vetë Kokëdhima tha se do të jetë i pranishëm në mbledhje, ku do të mbajë një fjalim lidhur me këtë çështje.
“Nuk jam njohur me këtë kërkesë. Kam bërë mungesa, nuk kam shkuar në mbledhjet e PS-së. Do të flas në asamble, do të shpjegoj aktivitetin tim. Do të flas atje. Shkarkimi im nga sekretar është një kërkesë, por nuk ka lidhje me përjashtimin nga partia”, tha Kokëdhima.



