Obama thirrje amerikanëve: Kush më mbështet mua, të votojë për Clinton

Obama thirrje amerikanëve: Kush më mbështet mua, të votojë për Clinton

Si të përcjellim entuziazmin që ndiejmë drejt një personi tjetër ?

Barack Obama intensifikon përpjekjet e tij për Hillary Clinton për të pasuar drejtimin e Shtëpisë së Bardhë me një mesazh që mund të përmblidhej me një fjali.

Bëjeni këtë zgjedhje për mua!

Me një popullaritet të lartë në fund të mandatit, që zakonisht zbehet në mesin e udhëheqësve që lënë mandatin në mbarë botën (54 për qind sipas sondazhit të fundit të përjavshëm të Gallup-it, presidenti demokrat 55-vjeçar, në fund të rrugëtimit politik përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, e bën apelin për shtetet më të pavendosura.

Në javën e ardhshme, ai ka më pak mundësi për t’u fokusuar në morinë e çështjeve kyçe në Zyrën Ovale.

Ditët e tij janë kryesisht të përqëndruara për të rritur përqindjen drejt fitores së kandidates dhe ish-sekretares së Shtetit.

Pas Kolumbus (Ohajo) të martën, ai do të udhëtojë nesër në Raleigh (Karolinë e Veriut), të enjten në Majemi më pas në Jacksonville (Florida), të premten në Charlotte (Karolinë e Veriut).

”Çdo herë, sigurisht duhet të presim një breshëri komplimentash për Hillaryn. Nuk ka ekzistuar kurrë një burrë apo një grua kaq e përgatitur për këtë post, kurrë!”, dhe më pas një sëri shigjetash të mprehura me kujdes kundër rivalit të tij republikan Donald Trump.

Barack Obama i vetëdijshëm që kandidatja demokrate nuk ngjall një entuziazëm të tejskajshëm përdor mjaft rregullisht një vlerësimin më tepër personal, duke ndërlidhur të ardhmen politike të Hillaryt me fatin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy