Policia turke ka identifikuar më në fund autorin e sulmit të kryer mbrëmjen e 31 dhjetorit në klubin “Reina”, në Stamboll.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, sipas të cilave, autori është një qytetar uzbek me emrin Abdulkadir Masharipov.
Sipas gazetës “Hurriyet”, vrasësi ka mbërritur në Stamboll nga provinca Konya më 15 dhjetor.
Gazeta shkruan se një celulë e ISIS-it në Konya vijon të mbështesë Masharipovin, i cili është ende në kërkim.



