
Zbardhet dëshmia e shqiptarit nga Maqedonia, Përparim Ademi, i cili qëlloi për vdekje dy motrat Kristina Bardhi, 53 vjeçe dhe Zhaneta Metani, 45 vjeçe. Shkak për ngjarjen e rëndë, sipas burimeve është bërë lidhja intime që autori kishte një prej viktimave, Zhanetën.

(Viktima Zhaneta Metani)
Sipas burimeve nga Policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur plot 26 gëzhoja kallashnikovi, armë me të cilën autori kreu vrasjen. Pas krimit autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua në këmbë. Dy orë nga ngjarja, ai u kap pranë shkollës “Vasil Shanto”, në Tiranë.
Dëshmia
Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici se ishte i lidhur me Zhanetën. Distanicimi I saj gjatë kohëve të fundit dhe dyshimet se kishte nisur njohje me një person tjetër, kanë bërë që 59-vjeçari të kryejë një vrasje të dyfishtë. 59-vjeçari ka deklaruar në polici se është i martuar, por njëkohësisht kishte lidhje dhe me 45-vjeçaren.
“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori. Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe një të afërm të autorit.



