Grabitjet me dhunë/ Bushkolaj: Varfëria ekstreme në vend çon në këto akte kriminale (VIDEO)

Grabitjet me dhunë/ Bushkolaj: Varfëria ekstreme në vend çon në këto akte kriminale (VIDEO)

Rastet e përsëritura dhe mënyra e përdorur nga autorët për vjedhje të cilat janë shtuar ditëve të fundit në vend, janë raste të cilat vazhdojnë të jetë aktuale në vend.

Gazetari Elkier Bushkolaj, në studion e “MCN live”, duke folur për fenomenin e vjedhjeve në vend, tha ajo vjen si pasojë e varfërisë ekstreme në vend.

Ngjarja e Kamzës p.sh., është vjedhur në mes qytetit, 50 metra në vijë ajrorë me policinë e cila gjendet aty afër. S’ka infrastrukturë, nuk ka kamera aty, dhe hajdutët shfrytëzojnë. Me pak fjalë vjedhjet janë kthyer në fenomene në vend, ajo që më shqetëson më shumë është mungesa e frikës së të rinjve që në mes ditës kryejnë akte të tilla.

Varfëria ekstreme i shtyn të rinjtë të marrin këtë rrugë, pra kjo arsyeja që i shtyn ata.

Gazetari Bushkolaj, tha se vetëm për pesë vitet e fundit, vjedhjet kanë çuar në humbjen e 24 milionë € të grabitura.

Ne kemi pasiguri të madhe sa i takon vjedhjeve të banesave dhe institucioneve. Vetëm pesë vitet e fundit kemi pesë grabitje me 24 milionë € të grabitura. Për një grabitje 10 milion euro, kemi 7-8 vrasje, pastaj kemi grabitjen e prindërve te Elton Çiços, pastaj ka pasur të paktën 7 atentate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy