Elon Musk humb ‘titullin’ e njeriut më të pasur në botë

Elon Musk humb ‘titullin’ e njeriut më të pasur në botë

Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg i cili ka përpiluar listën e 500 njerëzve më të pasur në botë, vendin e parë e ka fituar themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Këtë të martë pasuria neto e Bezos ishte 200 miliardë dollarë, ndërsa e Musk ishte 198 miliardë dollarë. 

CEO i Tesla ka humbur më shumë se 31 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ndërsa pasuria e Bezos është rritur më shumë se 23 miliardë dollarë.

Është hera e parë që nga fundi i vitit 2021 që Bezos qëndron në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. 

Ai zotëron rreth 9% të Amazon si dhe zotëron tërësisht kompaninë Blue Origin dhe biznese të tjera.

Njeriu i tretë më i pasur në botë, sipas Bloomberg, është manjati francez i mallrave luksoze Bernard Arnault.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy