Paralajmërimi i Blinken-it: Rusia kërkon minimin e demokracisë në Lituani

Paralajmërimi i Blinken-it: Rusia kërkon minimin e demokracisë në Lituani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili është në një vizitë zyrtare në Lituani, thotë se Rusia ka kërkuar të “minojë demokracinë e Lituanisë dhe të mbjellë polarizimin me sulme kibernetike dhe dezinformata”.

Blinken gjithashtu thotë se "SHBA dhe Lituania janë të bashkuar në vendosmërinë për të qëndruar me Ukrainën”, ndërsa kemi hyrë në ditën e 12-të të agresionit rus në Ukrainë.

Ai u shpreh se SHBA-të kanë forcuar mbrojtjen e përbashkët, duke shtuar se Uashingtoni dhe aleatët janë të gatshëm të përballojnë çdo kërcënim, duke përfshirë dërgimin e 7,000 forcave të tjera amerikane në Evropë.

Sekretari Blinken ripohoi angazhimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të NATO-s se “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”, ​​duke theksuar: “Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy