Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro. Qendro ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në profilin e saj.
“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundjeje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume të mira mik! Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendësueshëm! Lamtumirë! ”, shkruan Kumbaro.



