“21 janari”/ Çipi: Qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë Berisha. Fërkonte duart ish-Presidenti Topi!

“21 janari”/ Çipi: Qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë Berisha. Fërkonte duart ish-Presidenti Topi!

Duke folur mbi 21 janarin, regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se agresiviteti i protestuesve ishte i paparë, dhe qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë Berisha.

Ai vuri në dukje se edhe ish-Presidenti Bamir Topi atë ditë s’ka qenë në zyrë dhe priste rrëzimin e Berishës, për t'i marrë partinë. 

Agresiviteti i protestuesve ishte i paparë më parë, me përjashtim të 97-ës dhe i papërsëritur në këto 11 vjet. Patjetër që ata që u vranë janë viktima. Por nëse flasim për atë që ka ndodhur në 5 orë, konstantja ka qenë agresiviteti i protestuesve. Ka vazhduar e dhunshme deri në fund”.

Lidhur me videon ku shfaqej Ilir Meta, Çipi tha:

Gjykata e ka shpallur të pavlefshme, të montuar. E kam bërë provën para një javë, nëse e dëgjon me kufje, por nuk e shikon në titra, kur në botë nuk arrin në të njëjtin tekst. Takimi Berisha-Meta para gjyqit është provë mbështetje, jo provë korrupsioni”

Çipi beson se njerëzit nuk kanë qenë vërtet të revoltuar mbi 700 mijë euro.

A dha dorëheqjen Meta? Cili ministër socialist ka dhënë dorëheqjen?! Ti vërtet që ata njerëz që dolën atje u revoltuan për 700 mijë euro?! Cila ka qenë pritshmëria e tyre?! Çfarë do bënin me protestën?! E kanë ditur shumë mirë socialistët që qëllimi atë ditë ka qenë të rrëzohej qeveria. Ime më kishte biseduar me dy socialistë, që i kishin thënë ‘Sot mbaron Berisha!’. Është demokratike ta rrezosh kryeministrin me dhunë?! Qëllimi i protestës nuk ka qenë demokratik. Mjetet ishin jo demokratike. Mbaj mend terrorin e njerëzve që digjnin çdo gjë që u dilte përpara, makina, palma. Atje ka filluar të qëllohej në ajër fillimisht. Sigurisht që s’duhej arritur që të qëllohej mbi njerëzit, por s’mund të thuash që kanë qëlluar të gjithë, sepse do ishte batërdi, do ishin vrarë qindra vetë. Kanë qëlluar 3-4 vetë, që kanë qenë të porositur për të vrarë. Nga kush kanë qenë të porositur, s’e di. Po Presidenti ku ishte? Në shtëpi, jo në zyrë. Protesta kishte mbaruar, Bamir Topi bënte thirrje 1 orë e gjysmë më pas, ‘të përmbahen palët’. Ai ka fërkuar duart, priste kthimin në PD dhe të merrte PD-në!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy