Një ndër femrat më të bukura në botë, sot ka ditëlindjen. Monica Belluçi lindi më 30 shtator 1964. 56-vjeçarja vazhdon ende të mbajë rolin e ëndrrës së ndaluar për të gjithë meshkujt.
Ezmere, me sy të mëdhenj, buzë voluminoze dhe një fizik tepër sensual, Monica Belluci mbart gjithmonë titullin perfeksioni i bukurisë mesdhetare, bukuri të cilën ajo e përfaqëson me elegancë dhe joshje të parezistueshme.
E lindur në Città di Castello, në provincën e Perugia në Itali, në moshën 24 vjeçare, bukuroshja Monica lë studimet për drejtësi për të ikur në Milano dhe t'i përkushtohet plotësisht botës së modës dhe aktrimit.
Një zgjedhje e guximshme, për të cilën shpërblimi qe i madh. Belluci parakaloi në pasarelat më të rëndësishme, në Itali dhe jashtë saj.

Në vitet në vijim, Belluçi punoi në prodhime të shumta filmike ndërkombëtare, të cilat do ta bëjnë atë të njihet edhe jashtë Evropës dhe të vihej në kontakt me shumë personalitete të rëndësishme. Ajo më pas punoi me Giuseppe Tornatore, por edhe me Francis Ford Coppola ose Mel Gibson.
Ikona e bukurisë italiane e nisi karrierën e saj si modele për Dolce & Gabbana e Dior, përpara se të "shpërthente" në kinematografi.
Debutimi i parë në film vjen me "La Riffa", një film i vitit 1991 nga Francesco Laudadio. Më vonë, Belluçi mori pjesë në rreth 60 filma, duke bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të mirë: "Drakula nga Bram Stoker" nga Francis Ford Coppola, "Malena" nga Giuseppe Tornatore, "Matrix" nga motrat Ëachoëski, "Pasioni i Krishtit" nga Mel Gibson dhe "Baaria" nga Tornatore, e shumë të tjerë. Po aq joshëse dhe sensuale Belluci vazhdon të jetë edhe sot një ikonë frymëzuese për femra, vetëm vitin e kaluar në një kalim në Paris, prerja e saj e floku u bë tendencë për një pjesë të madhe të femrave.






