Shkatërroi rrjetin e prostitucionit, shqiptarja i jep fund jetës pasi nuk iu dha nënshtetësia italiane

Shkatërroi rrjetin e prostitucionit, shqiptarja i jep fund jetës pasi nuk iu dha nënshtetësia italiane

Adelina Sejdini e cila denoncoi personat që e shfrytëzonin për prostitucion dhe që dëshironte shtetësinë italianë është vetëvrarë duke u hedhur nga një mbikalim. 

Pak ditë më parë ajo doli në shenjë proteste para Ministrisë së Brendshme.

Luftoi deri në fund për të thënë se nuk e donte shtetësinë shqiptare pasi nuk mund të kthehej në Shqipëri, por e gjithë situata ishte e ngatërruar me burokraci dhe në fund ajo u dorëzua. 

Adelina Sejdini, një ish-prostitutë që bëri të mundur arrestimin e shfrytëzuesit e saj (dhe falë zbulimeve të saj u arrestuan 40 persona dhe u raportuan 80 të tjerë), ditët e fundit shkoi në Romë për të protestuar kundër lejes së qëndrimit të lëshuar nga komuna e Pavias. 

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, ajo dogji veten para Ministrisë së Brendshme. 

E shpëtuar dhe transportuar në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda, pasi u largua 47-vjeçarja tentoi t'i drejtohej Presidentit të Republikës Sergio Mattarella për ndihmë.

Me mikrofon në shesh ajo i tregoi për lejen e saj të qëndrimit, por policia ndërhyri dhe e largoi Adelinën duke i dërguar një urdhër largimi nga Bashkia e Romës dhe ndalim kthimi për një vit. 

Adelina iu bind dhe para se të kthehej në Pavia të shtunën, u vetëvra duke u hedhur nga një mbikalim hekurudhor në kryeqytet.

Alma Sejdini, të cilën të gjithë e njihnin si Adelina 112, po kurohej në San Matteo për kancer gjiri dhe kishte kërkuar vazhdimisht që të merrte nënshtetësinë italiane . 

Pas anulimit të statusit të pashtetësisë dhe dhënies së shtetësisë shqiptare (shteti nga erdhi), ajo kishte frikë se në gjendjen e saj do të përkeqësohej dhe me kushtet shëndetësore ajo nuk do të mund të gjente punë. 

Ajo shpresonte se institucionet më të larta italiane që ajo besonte se ishte vendi i saj mund ta ndihmonin. Për këtë, e dëshpëruar, ajo shkoi në Romë, pavarësisht kushteve shëndetësore. 

Ajo shpresonte se do të mund të takohej me Presidentin Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy