500 drone dhe 40 raketa mbi Kiev, Lavrov: BE do pendohet po na cënoi

500 drone dhe 40 raketa mbi Kiev, Lavrov: BE do pendohet po na cënoi

500 drone dhe 40 raketa kanë bombarduar Kievin dhe rrethinat mbrëmjen e së shtunës. Banorët u zgjuan të dielën me shkatërrime masive të kryeqytetit, disa të vdekur, përfshirë një fëmijë. 

Polonia fqinje ngriti avionët luftarakë për të siguruar hapësirën e saj ajrore, ndërsa dronet godisnin papushim Ukrainën. “Moska dëshiron të vazhdojë të luftojë dhe të vrasë më shumë. Duhet më shumë presion”, tha presidenti Volodimir Zelenski. 

Sulmet erdhën pasi Rusia e paralajmëroi NATO-n se do marrë përgjigjen e merituar nëse cënon Rusinë. 

Çdo agresion kundër vendit tim do marrë përgjigje vendimtare. Nëse ndonjë vend rrëzon objekte që ndodhen brenda hapësirës ajrore ruse do pendohen shumë.

Javët e fundit, disa vende evropiane kanë akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës së tyre ajrore me dronë dhe avionë luftarakë. Rusia ka mohuar se është përgjegjëse për inkursionet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy