Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e cila është ndërtuar rreth viteve 1830  është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë  pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj.


Shteti Shqiptar dhe Bashkia Mirditë prej 7 dekadash e kishin lënë në harrësë këtë objekt kulti me vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shëmbjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur  themelet dhe pak mure anësore.


Kjo nuk I pengoi banorët e fshatrave të Selitës që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri.


Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet  mendoi familja e Nikoll Bushkolës, I cili së bashku me djalin e tij Agustinin dhe vellezërit e tjerë vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë. 

Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vellezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit.


Në foto duket objekti I rindërtuar që tashmë do hapë dyert për besimtarët  katolikë nga mbarë Mirdita e Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy